Para se të vinte puna e prangosjes e tani gjykimit, Nagip Krasniqi kishte marrë udhëzime e rekomandime edhe nga Mimoza Kusari – Lila.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, sipas mesazheve të shkëmbyera në Whatsapp e të publikuara nga “Paparaci”, i kishte dhënë emra që duhet punësuar ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Komunikimi mes tyre, i zhvilluar më 27 janar të vitit 2022, është pjesë e hetimeve penale që rezultuan me dy aktakuza për korrupsion ndaj Krasniqit.
Shefja e deputetëve të LVV-së kishte synim sistemimin në punë të dy personave: një inxhinieri një punëtor.
Kronikën e plotë, ndiqeni më poshtë: