,

Punë e kryer: Albian Ajeti në Premierligë

Ylli shqiptar i Baselit, Albian Ajeti, karrierën do ta vazhdojë në Premierligë.

22 vjeçari, që në dy sezonet e fundit ka qenë golashënuesi më i mirë në Superligën e Zvicrës, do t’i bashkohet West Ham United.

Mediet në Angli, e po ashtu edhe zvicerania Blick, raportojnë se West Ham United do të paguajë deri në 12 milionë franga për Ajetin.

Me largimin e Ajetit, Baseli humb golashënuesin më të mirë në dy sezonet e fundit.

Largimi i Ajetit në drejtim të West Ham United, do t’i hap mundësi edhe më shumë Kemal Ademit për paraqitje të Basel.

Kemal Ademi është lojtari i radhës që mund t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës./Lajmi.net/

Related Posts