“Puna e Gasperinit te Roma është e jashtëzakonshme. Titulli? Varet nga Interi dhe Napoli”

Paolo Di Canio, në një intervistë për “Il Messaggero”, foli për fillimin e shkëlqyer të kampionatit nga Roma: “Integrimi i Gasperinit te Roma më ka surprizuar dhe bindur. Ai e ka kuptuar ambientin dhe ka valorizuar skuadrën që i është vënë në dispozicion, e cila nuk është më e mira.

Mungon një qendërsulmues, por trajneri e ka kuptuar këtë dhe luan futboll që i lejon të fitojë shpesh 1-0. Nëse Roma shënon, arrin ta mbrojë golin. Nëse e pëson, humbet sepse nuk është në gjendje të përmbysë. Puna e Gasperinit ka qenë e jashtëzakonshme, edhe pse ylli i tij nuk luan në sulm”.

I pyetur për yllin e vërtetë të Romës aktuale, Di Canio përmendi pa hezitim Mile Svilar, duke e cilësuar një portier të jashtëzakonshëm, me pritje shpesh vendimtare. Sipas tij, në Itali vetëm Maignan i Milanit është në nivele të ngjashme.

Sa i përket luftës për titullin, Di Canio shprehet skeptik për ambiciet e skuadrave të tjera, përfshirë Romën: “Gjithçka varet nga Interi dhe Napoli. Nëse ato mbajnë ritmin, për të tjerat mbeten vetëm vendet e Champions League”.

The post “Puna e Gasperinit te Roma është e jashtëzakonshme. Titulli? Varet nga Interi dhe Napoli” appeared first on Telesport.