Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti e ka zyrtarizuar Erden Atiqin si kandidat për kryetar të veri të Mitrovicës.
Në Mitrovicë të veriut, vizioni ynë është i qartë: një komunë që qeveris me ndershmëri, që mbron interesin publik dhe që punon për të gjithë qytetarët, pa dallim.
Kryetari ynë aktual, Erden Atiq, është kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të udhëhequr edhe katër vitet e ardhshme këtë qytet të veçantë e me rëndësi të madhe për vendin.
Ai ka dëshmuar se qeverisja mund të jetë transparente, e përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse.
Sot riafirmojmë besimin dhe mbështetjen tonë për Erdenin me bindjen se rruga që kemi nisur është rruga e rikthimit dhe forcimit të sovranitetit tonë në çdo cep të vendit. Mitrovica e veriut është dhe do të mbetet pjesë e pandashme e Republikës së Kosovës, kjo është përgjegjësia, kjo është detyra, kjo është e ardhmja që po ndërtojmë.
Me Erdenin kryetar dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! në qeverisje, ecim para me projekte të reja dhe me një udhëheqje që i qëndron pranë çdo qytetari, komunë që bashkohet dhe i shërben përherë Republikës së Kosovës.
Tani, kjo punë duhet të vazhdojë. Sepse vizioni nuk mbaron me një mandat, ai rritet me çdo hap të ri. Më 12 tetor, ne zgjedhim të vazhdojmë rrugën e guximit, ndershmërisë dhe punës. Bashkë zgjedhim për Kryetar Erden Atiq!
The post “Puna duhet të vazhdojë”, Albin Kurti e zyrtarizon Erden Atiqin në garën për Mitrovicën e veriut! appeared first on Kosovapost.net.