Kundër Udinese, Christian Pulisic ishte dominues. Cilësia dhe teknika e tij mbizotëruan ndaj forcës fizike të rivalëve, që shpesh e ndaluan me ndërhyrje të ashpra. Amerikanin nuk e ndali asgjë, ai shënoi dhe i dha Milanit një fitore shumë të rëndësishme, si për renditjen, ashtu edhe për moralin.
Rekord – Në total me fanellën kuqezi: 36 gola dhe 20 asiste. “Opta” shkruan: “Christian Pulisic është lojtari i parë që ka shënuar të paktën 25 gola dhe ka dhënë të paktën 15 asiste në tri sezonet e fundit të Serie A (25G, 17A). Lider”. Shifra të frikshme, që e bëjnë ish-lojtarin e Chelsea të pazëvendësueshëm për Max Allegri, edhe pse trajneri guxoi ta linte jashtë titullarëve ndaj Lecce dhe Bologna.
Rinovimi – Milani dëshiron të rinovojë me të, Pulisic i jep përparësi klubit, por bisedimet ende nuk kanë nisur dhe gjithçka mbetet pezull. Nuk priten zhvillime të menjëhershme.
The post Pulisic, në super formë. Dhe jo vetëm kaq, shifrat e tij te Milani janë prej top-lojtari appeared first on Telesport.