I thirrur në minutën e fundit, pas dy ditësh me temperaturë 39°, Pulisic e vendosi ndeshjen e Milanit në Torino me një dopietë si zëvendësues, duke arritur kuotën e 9 golave sezonalë (7 në kampionat, vendi i parë në listën e golashënuesve bashkë me Lautaro Martínez). “Dy ditë më parë isha vërtet i mbaruar, – tha pas ndeshjes, – sot u ndjeva shumë më mirë.
Jam i lumtur që erdha këtu për ta ndihmuar skuadrën. Ishte pak e çuditshme, po dua të kem më shumë ritëm. Skuadra po bën shumë mirë këtë sezon, mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Dje nuk e dinim nëse mund të luaja, por sot në mëngjes u ndjeva shumë më mirë. Jam i lumtur për golat, por e rëndësishme ishte fitorja”.
Shifrat e Pulisic – Shënoi gol pas 35 sekondash në lojë. Para tij, te Milani, vetëm Alberto Paloschi kishte shënuar më shpejt si zëvendësues (19 sekonda, më 10 shkurt 2008 kundër Sienës). Pulisic është vetëm lojtari i tretë i Milanit me dopietë në Serie A si zëvendësues në 10 sezonet e fundit, pas Ante Rebić (19 janar 2020 kundër Udinese) dhe Santiago Giménez (9 maj kundër Bologna).
The post Pulisic, “heroi” i kuqezinjve: Dy ditë më parë isha vërtet i mbaruar dhe sonte… appeared first on Telesport.











