Pulisic: Fillim i mirë, por mund të shënonim më shumë gola. Titulli? Nuk mendojmë për të

Christian Pulisic, sulmuesi i Milanit, foli për “Canale 5” pas fitores 2-0 ndaj Barit, në ndeshjen e Kupës së Italisë: “Për ne është një fillim i mirë. Mund të kishim shënuar më shumë gola, por e rëndësishme ishte fitorja dhe tani mendojmë për raundin tjetër.

Për ne, ndeshja më e rëndësishme është ajo e radhës, duhet të fitojmë çdo përballje. Nuk mendojmë që tani për titullin, nëse bëjmë mirë do të kemi një shans në fund të sezonit. Hap pas hapi dhe ndeshje pas ndeshjeje duhet të japim gjithçka”.

 

The post Pulisic: Fillim i mirë, por mund të shënonim më shumë gola. Titulli? Nuk mendojmë për të appeared first on Telesport.