“Pulisic është gati për Pisa, këto ndeshje para derbit janë shumë të rëndësishme”

Trajneri Massimiliano Allegri prezantoi ndeshjen Pisa-Milan për javën e 25-të të Serie A: “Pisa po lufton për të mbijetuar në Serie A, ka bërë ndeshje të mira në shtëpi, për ne do të jetë një sfidë e vështirë. Kjo ndeshje është njëra nga katër të tilla, që na çojnë drejt derbit”.

Rreth lojtarëve të lënduar: “Pulisic do të jetë i gatshëm, të mërkurën u stërvit për herë të parë me ekipin. Leao është shumë më mirë, Gimenez po përmirësohet. Saelemaekers është ende jashtë, por gjithashtu po përmirësohet. Do të shohim nëse mund të jetë gati për ndeshjen me Como”.

Allegri foli për rivitalizimin e Nkunku: “Nuk është rilindje, por adaptim. Ka teknikë të jashtëzakonshme, por është shumë i ndjeshëm. I thashë me shaka: ‘Nëse qesh më shumë, ndoshta gjërat shkojnë më mirë’. Të gjithë lojtarët duhet të jenë të besueshëm, qofshin titullarë apo zëvendësues”.

Rreth objektivave: “Lojtarët nuk e fshehin dëshirën për titull, por në fokus kemi Champions-in. Me 50 pikë nuk shkon as në ‘Conference League’. Këto ndeshje para derbit janë shumë të rëndësishme”.

Për arbitrat: “VAR është i rëndësishëm, objektiviteti duhet përmirësuar 100%. Gjithçka tjetër është subjektive dhe polemikat do të jenë gjithmonë”. Rreth sezonit: “Jemi në vendet e para, qëllimi është Champions-i. Duhet të mbetemi të fokusuar dhe të mos mendojmë për polemikat”.

The post “Pulisic është gati për Pisa, këto ndeshje para derbit janë shumë të rëndësishme” appeared first on Telesport.