Pulisic dhe përshtatja në Itali: Mos prisni spageti me thikë dhe gjithçka do t’ju shkojë mirë

Christian Pulisic rrëfeu për “Access Hollywood” adaptimin e tij në Itali: “Para disa vitesh nuk dija asnjë fjalë italisht, po punoj për ta mësuar. Nuk është ende perfekte italishtja ime, por përpiqem të zhytem në këtë kulturë dhe gjuhë. Fillimisht nuk kisha ide çfarë më thoshin… (qesh). Megjithatë, kështu mësohet gjuha, rrugës”.

Ai komentoi videon e Milanit për Olimpiadën dhe traditat italiane: “Nuk mund të them pse është ‘e ndaluar’ kapuçino pas orës 11 (qesh). Nuk ka kuptim për mua, nuk pi shumë kafe. Sidoqoftë, ka shumë tradita italiane që duhej t’i mësoja”. Pulisic dha një shembull: “Mos prisni spageti me thikë dhe gjithçka do t’ju shkojë mirë”.

Në Itali ndihet si në shtëpi: “Nuk dal shumë, qëndroj në shtëpi duke bërë gjëra amerikane si sanduiç me gjalpë kikiriku e reçel, duke biseduar me familjen… Janë gjëra të thjeshta që më bëjnë të ndihem si në shtëpi”.

The post Pulisic dhe përshtatja në Itali: Mos prisni spageti me thikë dhe gjithçka do t’ju shkojë mirë appeared first on Telesport.