Pulisic dëmtohet me kombëtaren, alarmohet Milani. Trajneri: Ndjeu diçka te bicepsi femoral

Lajm i keq për Milanin. Christian Pulisic u dëmtua gjatë miqësores mes SHBA dhe Australisë, duke u detyruar ta linte fushën rreth minutës së 30-të për shkak të një problemi muskulor. Trajneri i SHBA-ve, Mauricio Pochettino, konfirmoi pas ndeshjes: “Besoj se ndjeu diçka te bicepsi femoral. Nesër do të fluturojë drejt Italisë, sonte do ta vlerësojmë. Për momentin nuk mund të themi asgjë me siguri”.

Gjendja e Pulisic do të monitorohet në orët në vijim, por pjesëmarrja e tij në ndeshjen kundër Fiorentinës këtë fundjavë është në dyshim të madh. Një mungesë e rëndësishme për Massimiliano Allegrin, i cili do të duhet të bëjë pa Saelemaekers, gjithashtu i dëmtuar me Belgjikën, dhe me problemet fizike të Estupiñán, duke e vështirësuar situatën në repartin ofensiv të kuqezinjve.

 

 

The post Pulisic dëmtohet me kombëtaren, alarmohet Milani. Trajneri: Ndjeu diçka te bicepsi femoral appeared first on Telesport.