Pula: Për inicidentet në ditën e sotme morëm raportime edhe nga mediat (VIDEO)

Prokurorja Laura Pula ka pohuar se dita e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit është shënuar me incidente të vogla.

Në maratonën “Zgjedhjet Lokale 2025” në Klan Kosova, ajo deklaroi se edhe mediat kanë ndihmuar shumë në punën e Prokurorisë, duke i informuar për disa raste të parregullsive.

“Deri tani nuk kemi asnjë person të ndaluar për vepra penale që lidhen me të drejtën e votimit. Ka pasur incidente, është e vërtetë. Kemi marrë raportime edhe nga mediat, të cilat i falënderojmë për punën që bëjnë dhe për informatat që na japin, që ne të jemi më vigjilentë në zonat ku nuk mund të mbërrijmë me kohë,” tha Pula.

“Çdo verifikim që kemi bërë, qoftë në rrjetet sociale apo përmes informatave të pranuara nga persona të ndryshëm, është trajtuar me kohë,” shtoi ajo.

Pula theksoi se incidente ka pasur edhe në kryeqytet, por edhe në komuna të tjera të vendit. /Klankosova.tv

The post Pula: Për inicidentet në ditën e sotme morëm raportime edhe nga mediat (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.