Publikoi video në rrjete sociale duke shtënë me armë në aheng, intervistohet nga policia

Është intervistuar nga policia një burrë nga Komorani pasi kishte publikuar në rrjete sociale video duke shtënë me armë në një aheng familjar.

Policia i ka kontrolluar edhe shtëpinë e tij dhe ia ka konfiskuar një pistoletë me gaz.

“Komoran, Gllogoc 15.08.2025-15:30. Pas disa publikimeve të video incizimeve në rrjetet sociale  duke shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, me 26.12.2025 është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe në shtëpinë e tij i është gjetur dhe konfiskuar  një pistoletë me gaz. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, tha policia.