Publikohet videoja e incidentit gjatë performancës së Izraelit

Dje, RTE News, njoftoi se një incident ndodhi gjatë performancës së përfaqësueses së Izraelit në finalen e Eurovisionit dhe tani është publikuar një video që tregon sigurimin duke tërhequr një person që u përpoq të parandalonte performancën e Yuval Raphael.

Në një përpjekje për ta ndaluar në vend, ata e mbajtën, e tërhoqën dhe madje e goditën.

Një i ri me emrin David bërtiti “Liri për Palestinën” dhe sigurimi madje u përpoq t’ia mbyllte gojën që ta mbante të qetë. /Telegrafi

Video: