Publikohet renditja e re: ja ku renditen Shqipëria dhe Kosova

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka publikuar renditjen e fundit për vitin 2025, me pak ndryshime krahasuar me publikimin e muajit nëntor.

Shqipëria e mbyll vitin 2025 në vendin e 63-të në ranglistën botërore pas fitores ndaj Andorrës por humbja me Anglinë i hoqi pikë gjithashtu.

Kosova e përfundon vitin në pozitën e 80-të, që është renditja më e mirë në historinë e saj dhe e njëjtë me atë të muajit të kaluar.

Ky pozicion vjen pas paraqitjeve të suksesshme në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, ku Kosova e mbylli grupin në vendin e dytë, pas Zvicrës, duke lënë prapa Slloveninë dhe Suedinë.

Në krye të ranglistës botërore, nga viti 2026 do të jetë Spanja, e ndjekur nga Argjentina, Franca, Anglia dhe Brazili.

Për suksesin historik të Kosovës ka folur edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili në një videomesazh theksoi arritjen e Kombëtares së Kosovës, duke veçuar pozitën e 80-të si renditjen më të mirë ndonjëherë në historinë e saj.

The post Publikohet renditja e re: ja ku renditen Shqipëria dhe Kosova appeared first on Telesport.