Publikohet logoja zyrtare dhe agjenda për 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës ka bërë tashmë publike logon me të cilën pritet të shënohet përvjetori i 16-të i pavarësisë së shtetit.

Po ashtu është bërë publike edhe programi i plotë i manifestimeve shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

“Kosovë, ne të dalim zot!”, mbishkruhet në logon e pavarësisë, të cilën qeveria e ka shpërndarë në faqen zyrtare në Facebook.