Seleketori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, e ka publikuar listën ndaj Islandës për ndeshjet e muajt mars.
Foda u ka besuar portierëve Amir Sapit, Arijanet Muriçit e Visa Bekajt, ndërsa në mbrojtje janë ftuar Mërgim Vojvoda, Florent Hadergjonaj, Amir Rrahmani e Ilir Krasniqi, Lumbardh Dellova, Fidan Aliti, Andi Hoti, Leart Paqarada, Donat Rrudhani e Dion Gallapeni.
Kurse për mesfushë e sulm, Foda i çoi ftesë Ermal Krasniqit, Emir Sahitit, Valon Berishës, Vesel Demakut, Elvis Rexhbeçajt, Lindon Emërllahut, Baton Zabërgjës, Lirjon Abdullahut, Milot Rashicës, Fisnik Asllanit, Florent Muslijës, Albion Rrahmanit e Vedat Muriqit.
Në përbërjen prej 24 lojtarëve të ftuar nga Foda, është vetëm një nga Superliga e Kosovës, kurse interesante është ftesa për 16-vjeçarin Lirjon Abdullahun i cili luan te Stuttgarter Kickers U17.
Për këto dy ndeshje, kombëtarja e Kosovës nuk mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit Edon Zhegrova, i cili është i lënduar.