Publikohet lista me top 10 lojtarët më të vlefshëm në botë – dominohet nga yjet e Real Madridit

Real Madridi e mbajti gjallë shpresën e tyre për të ruajtur titullin e kampionit evropian duke fituar dy ndeshjet e fundit para pushimit ndërkombëtar të marsit.

Los Blancos duhej të luftonin për të mposhtur Atletico Madridin në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, përpara se të triumfonin edhe ndaj Villarrealit në La Liga.

Carlo Ancelotti është i bekuar që ka një numër lojtarësh mbresëlënës në ekipin e tij, ku përfshihen disa nga futbollistët më të shtrenjtë në botë.

Në raportin e fundit të vlerësimit nga Football Benchmark Intelligence, Kylian Mbappe është cilësuar si lojtari më i vlefshëm në botë.

Ai aktualisht vlerësohet në 229.3 milionë euro, edhe pse vlerësimi i tij ka rënë paksa që nga shtatori (2024). Vini Jr është në vendin e tretë në mesin e futbollistëve më të vlefshëm, me një vlerë prej 186.2 milionë.

Jude Bellingham vlerësohet me 183.9 milionë euro për heroizmat e tij këtë sezon, duke plotësuar një treshe lojtarësh të Real Madridit në mesin e pesë futbollistëve më të vlefshëm në botë.

Fede Valverde gjithashtu paraqitet në top-10, pasi është ngjitur në vendin e 10-të me një vlerë prej 123.8 milionë euro.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit Avdullah Hoti, i cili kërkoi udhëheqje të re për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Sipas Mushkolajt, reagimi i Hotit tregon problemet brenda partisë, të cilat, sipas tij, kanë nisur që në kohën e hartimit të listave zgjedhore. “Pakënaqësitë mendoj se kanë lind shumë më herët, të paktën në kohën kur u bën listat zgjedhore, kur u hartuan ato Hoti u rendit i 13-ti, ndërkohë që të tjerë kanë mundur të jenë më pak meritor sesa ky me kontribut në LDK u renditën më përpara. Unë mendoj se problemi kryesor, ishte renditja e zonjës Kica – Xheleli në listën zgjedhore, edhe pakënaqësitë e zotit Hoti dhe të tjerëve kanë qenë për këtë arsye”, ka deklaruar ai në Debat Plus. Ai ka theksuar gjithashtu se pakënaqësitë nuk kanë qenë vetëm për listat, por edhe për mënyrën se si u zhvillua fushata zgjedhore. “Zonjës Kica – Xhelili iu rezervua numri tre në listën e LDK-së, ndërkohë që të tjerët u vendosën pas saj. Zëra të pakënaqësisë brenda LDK-së ka pasur edhe me fushatën zgjedhore, me pretendimet se Abdixhiku se e ka personalizuar fushatën, që pak a shumë mendoj se kanë pasur të drejtë. Kemi parë një fushatë të personalizuar qysh prej sloganit të fushatës e tutje”, ka deklaruar tutje Mushkolaj.