Ditën e sotme është publikuar klipi zyrtar i këngës përfaqësuese të Shqipërisë në ‘Eurosong 2019’.
Kënga ‘Ktheju Tokës’ e kënduar nga Jonida Maliqi, rrëmbeu vendin e parë në ‘Festivalin e RTSH-ës’ duke u kualifikuar automatikisht për pjesëmarrjen në festivalin europian.
I shumëpritur nga fansat, klipi i këngës nuk zhgënjeu askënd. I realizuar në mënyrë shumë speciale dhe artistike kjo këngë pritet të marrë mbështetje edhe përtej kufijve.