Publikohet kënga “Luje belin” nga Nora Istrefi dhe Besnik Qaka

Nora Istrefi dhe Besnik Qaka (NRG Band) bashkuan forcat për një super-bashkëpunim duke publikuar projektin më të fundit “Luje Belin”.

Kënga vjen me një ritëm dinamik dhe fton publikun të kërcejë, duke sjellë atmosferën e verës përmes një vibe-i modern dhe energjik.

Videoklipi që e shoqëron këngën është po aq i veçantë, me skena të realizuara në një ambient ferme.

Elementet vizuale tërheqëse dhe paraqitje artistike të kuruara, e bëjnë projektin tejet të spikatur.

Nora e cila di gjithmonë se si të tërheqë vëmendjen e publikut, dukej tejet tërheqëse me një fustan të ngushtë që i theksonin linjat e bukura.

“Luje Belin” është një këngë që synon të bëhet hit i sezonit, falë ritmit të kapshëm, interpretimit karizmatik të dy artistëve dhe estetikës unike të videos. /Telegrafi/