Publikohet fotografia e të riut që humbi jetën në aksidentin fatal në Vogovë të Gjakovës

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Vogovë të Gjakovës, ku një person ka humbur jetën dhe tre kanë mbetur të lënduar.

Gjatë ditës u raportua se viktima është Musli Pavdeja, 31-vjeçar nga fshati Krum i Shqipërisë.

Viktima dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin pasi ka humbur kontrollin mbi automjet.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi I Policisë Rajonale në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

Si pasojë e aksidentit, një person, mashkull dhe shtetas i Shqipërisë, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”. /Insajderi.org/