Ridvan Aliu, shefi i Future Minds Academy, ka prezantuar dizajnin e parë të dronit “SKIFTERI M1”, një projekt që sipas tij është drejt finalizimit dhe do të shënojë një hap historik për teknologjinë shqiptare.
“Dizajni autokton shqiptar SKIFTERI M1 është drejt përfundimit”, ka njoftuar Aliu, duke publikuar pamje të modelit të parë të këtij droni që do të ketë karakteristika të avancuara teknike:
Hapja e krahëve (wingspan): 14 metra
Shpejtësia: 400 km/h
Kapaciteti i ngarkesës (payload): 140 kilogramë
Sipas tij, projekti i plotë “SKIFTERI” do të lanohet në muajin gusht dhe do të përfshijë pesë produkte të ndryshme, me një investim fillestar prej 4 milionë dollarësh.
Produktet që pritet të prezantohen janë:
SKIFTERI M1
SKIFTERI K1
SKIFTERI FPV
SKIFTERI Tethered
SKIFTERI Satellite
Aliu e ka cilësuar këtë nismë si “fillimin e një projekti historik për kombin shqiptar”, duke sinjalizuar ambicie të mëdha për zhvillimin teknologjik dhe inovacionin vendas në fushën e pajisjeve ajrore pa pilot.
The post Publikohet dizajni i dronit “SKIFTERI M1” – projekti shqiptar drejt përfundimit appeared first on Kosovapost.net.