Publikohen pamjet nga arrestimi i Artan Grubit

Janë publikuar foto nga prangosja e ish zëvendëskryeministrit të parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi i cili sot në orën 06:10 minuta në vendkalimin kufitarë Bllacë u privua nga liria.

Sipas policisë, Grubi u paraqit në hyrje të vendit rreth orës 06:10 dhe u privua menjëherë nga liria.

Ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme, ndërsa autoritetet nuk dhanë detaje shtesë mbi fazën aktuale të procedimit penal.