Një sekuencë nga Big Brother VIP Albania 4 po bën xhiron e rrjeteve sociale, ku aktori Laert Vasili shihet duke i marrë me forcë pjatën gazetares Gerta Gixhari.
Në pamjet e publikuara në platformën X (ish-Twitter), Gerta dëgjohet duke i thënë Laertit se nuk e ka mbaruar ende ushqimin, dhe duke luftuar për pjatën, një pjesë e ushqimit bie në tokë.
Ndërsa ai ia rrëmben me zor, duke i thënë se duhet ta marrë sepse do të lajë enët dhe ajo nuk i lan.
Videoja është shpërndarë gjerësisht dhe ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit e formatit, të cilët kanë kritikuar ashpër sjelljen e Laertit, duke e cilësuar si agresive dhe të papërshtatshme.
Ndërkohë, ende nuk ka pasur një reagim nga Big Brother VIP Albania apo nga vetë protagonistët e këtij momenti.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që sjellja e Laertit brenda shtëpisë së famshme ngjall debat mes publikut dhe opinionistëve të reality show-t. /Telegrafi/