Publikohen pamjet e varrit të Papa Françeskut, mbi të qëndron një trëndafil i bardhë

Janë publikuar pamjet e varrit të Papa Françeskut në kishën Santa Maria Maggiore në Romë.

Një trëndafil i vetëm i bardhë u fotografua i vendosur mbi varrin prej guri që mban emrin me të cilin ai njihej gjatë kohës që drejtoi Selinë e Shenjtë, poshtë një kryqi të ndriçuar të vendosur në qendër.

Papa i ndjerë u varros në kishë – një nga katër bazilikat kryesore në kryeqytetin italian dhe që e vizitonte rregullisht gjatë kohës së tij si kardinal- në një ceremoni private pas funeralit të tij publik në Vatikan të shtunën.

Ndërsa qytetarët u rreshtuan jashtë kishës herët në mëngjesin e së dielës për të qenë ndër të parët që do t’i bënin nderimet e tyre Papa Françeskut, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare të hënën.