India ka nisur mbrëmë një operacion ushtarak kundër Pakistanit.
BBC ka publikuar pamje të regjistruara ku dëgjohen shpërthimet në Kashmir, pranë qytetit Muzaffarabad.
Reuters ka cituar dëshmitarë që kanë thënë se në Muzaffarabad është ndërprerë energjia elektrike, si pasojë e sulmeve.
India ka thënë se ka shënjestruar nëntë zona.
“Këta hapa vinë pas sulmit terrorist barbar në Pahalgam ku 25 indianë dhe një shtetas i Nepalit u vranë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë indiane të Mbrojtjes, referuar një sulmi muajin e kaluar në Kashmir.
Sipas CNN, disa shpërthime janë dëgjuar në Kashmirin e qeverisur nga Pakistani.
Ushtria e Pakistanit ka thënë se tri lokacione janë goditur me raketa, teksa është zotuar se do t’i kundërpërgjigjet këtij sulmi.