Komiteti Demokratik i Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve publikoi një seri të re fotosh nga prona e pedofilit të ndjerit Jeffrey Epstein, duke përfshirë disa imazhe që tregojnë figura të profilit të lartë.
Ky veprim bëhet ndërsa komiteti shqyrton rreth 95 mijë imazhe dhe dokumente të tjera që lidhen me aktivitetet e Epstein, raporton cnn.

Fotografitë e fundit përfshijnë figura të njohura, mes tyre filozofin Noam Chomsky në një aeroplan me Epstein, Bill Gates në një pozë me një grua (fytyra e së cilës është censuruar) dhe një pasaportë ukrainase me shënime femërore.
Gjithashtu është publikuar edhe fotografia e ish-të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Një imazh tjetër përmban citime nga libri “Lolita” i Vladimir Nabokov, por nuk jepen detaje shtesë rreth kontekstit.
Komiteti njofton se fotot u publikuan pa shumë shpjegime dhe se po vazhdohet shqyrtimi i mijëra imazheve të tjera para publikimeve të mëtejshme.
Megjithëse disa imazhe përfshijnë figura si presidentët Donald Trump dhe Bill Clinton si dhe këshilltari i Trumpit, Steve Bannon, nuk ka prova që lidhin këto persona me aktivitet kriminal.
Shumica e fytyrave të grave në këto foto janë censuruar për të ruajtur privatësinë, ndërsa demokratët e komitetit nënvizojnë se ky është vetëm një hap i parë në publikimin e arkivave të mëdha të Epstein. /Telegrafi/



























