Pas finales së Superkupës së Spanjës, një episod befasoi disa lojtarë të Barcelonës. Kylian Mbappé, i irrituar pas humbjes së radhës ndaj Barçës, u largua nga ceremonia e medaljeve bashkë me shokët e Real Madridit, duke penguar formimin e “korridorit të nderit” për fituesit. Kamerat e kapën francezin të indinjuar, teksa i fliste skuadrës dhe i kërkonte Asencios të mos e bënte “korridorin”.
Carlos Marcos, psikolog dhe “coach” sportiv, analizoi gjuhën e trupit të Mbappé dhe theksoi mungesën e “inteligjencës sociale”: “Të dish si të sillesh në humbje është një kompetencë psikologjike kyçe në sportin elitar. Kjo kërkon rregullim emocional, përgjegjësi, respekt, lidership dhe aftësi për të mësuar nga dështimi. Sjellja e Mbappé më surprizoi. Ai gjithmonë ka treguar menaxhim emocional pas humbjeve, duke respektuar rivalët”.
Sipas tij, frustrimi ishte i dukshëm, por largimi “pa korridor është një gjest i keq” për një lojtar që ka dashur të shihet si shembull. Ai e mbylli duke përmendur sjelljen model të Andrés Iniesta si kontrast të francezit.
The post Psikologu dhe “coach” sportiv: Mbappé e humbi inteligjencën sociale ndaj Barçës appeared first on Telesport.










