PSG ka marrë një fitore të rëndësishme 1-2 në transfertën ndaj Strasbourg, duke bërë që parizienët të rikthyen në krye me dy pikë më shumë se Lens.
Vendasit kishin shansin e artë për të kaluar të parët në avantazh në minutën e 20-të me Joaquin Panichelli, i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga Marquinhos.
Po nuk shënove, do të pësosh… Në minutën e 22-të, PSG gjen golin e avantazhit me Senny Mayulu, i cili përfitoi më së miri nga një top i larguar jo në mënyrën e duhur nga mbrojtësi vendas.
Megjithatë, reagimi Strasbourg ishte i menjëhershëm, duke barazuar shifrat në minutën e 27-të me Guela Doue, pas një aksioni fantastik dhe asistit perfekt të Ben Chilwell.
Pjesa e parë mbyllet 1-1. Në minutën e 75-të, PSG mbetet me 10 lojtarë. Achraf Hakimi ndëshkohet direkt me karton të kuq, për ndërhyrje të rrezikshme ndaj kundërshtarit me takë.
Megjithatë, edhe pse me një lojtar më pak, PSG gjeti golin e avantazhit në minutën e 81-të me Nuno Mendes, pas krosimit perfekt të Warren Zaire-Emery. Rezultati final, 1-2 për PSG-në.
The post PSG vuan ndaj Strasbourg, por del me 3 pikë dhe rikthehet në krye (video) appeared first on Telesport.










