PSG e Luis Enrique kërkon të përsërisë sukseset e sezonit të kaluar, ku fitoi 6 nga 7 titujt e mundshëm. Prioritet mbetet Champions League, ku dominimi në ndeshjen e parë ndaj Chelsea, kampionit aktual të botës, tregoi fuqinë e parizienëve. Pavarësisht kalimit në “play off”, parizienët tregojnë një nivel të lartë dhe frikësojnë kundërshtarët me kontrollin e lojës. Ata e nisin ngadalë, por sapo ngrohen, gjithçka ndryshon.

Statistikat e UEFA-s e tregojnë PSG-në si një “makinë lufte”: sulmi është i pakapshëm (693 sulme, 31 gola, 25 brenda zonës, 6 jashtë), dhe shënimet nga jashtë zone janë më të rëndësishme ndaj mbrojtjeve të mbyllura. Parizienët janë liderë në goditje drejt portës (232 total, 85 në portë), por duhet të reduktojnë goditjet e kota (75). Mesfusha drejton lojën vertikale dhe kontrollon topin më mirë se çdo ekip tjetër në Champions.

Mbrojtja ka hapësira për përmirësim. PSG është e 13-ta në gola të pësuar (17), por shtypja pa top dhe rrëmbimi i topave është i shkëlqyer. Luis Enrique, megjithatë, nuk është i kënaqur. “Nuk jemi në momentin tonë më të mirë”, – tha pas fitores 5-2 ndaj Chelsea. Ai kërkon ritëm më të lartë dhe vazhdimësi, ndërsa ekipi synon të fitojë Champions-in përsëri, këtë herë në Hungari, duke synuar dominim dhe futboll spektakolar.

The post PSG shkakton panik në Europë, statistikat e Champions-it si të një “makine lufte” appeared first on Telesport.









