PSG sfidon Chelsea-n për Botërorin dhe rekordin unik

Fitimi i ndeshjes së fundit kundër Chelsea-t të Enzo Maresca-s do të thoshte përfundimi i një Grand Slam-i të jashtëzakonshëm personal për Paris Saint-Germain në sezonin 2024/2025.

Ecuria deri më tani ka qenë e përsosur: në shtëpi, parisienët kanë dominuar, duke fituar Superkupën Franceze në janar dhe më pas Ligue 1 me një epërsi të rehatshme.

Por është në Europë që PSG e ka rishkruar vërtet historinë e saj: triumfi në Mynih i siguroi klubit trofeun e parë të Champions League, një arritje e kërkuar prej kohësh.

Tani, në Shtetet e Bashkuara, ekipi i Luis Enriques synon të vulosë sezonin duke ngritur edhe trofeun e Kupës së Botës për Klube në finalen e sotmee kundër Chelsea-t.

Nëse PSG arrin ta bëjë këtë, ata do të sjellin në shtëpi pesë tituj nga pesë kompeticione: një vit perfekt, i kurorëzuar nga një supremaci që tejkalon kufijtë kombëtarë.

Vetëm dy gjigantë të futbollit europian kanë bërë më mirë në historinë e kohëve të fundit: Barcelona e Guardiola-s dhe Bayern i Flick, të cilët arritën të fitonin gjashtë trofe në një sezon falë pjesëmarrjes së tyre në turne të shumtë.

Por parisienët mund ta barazojnë rekordin në gusht, në finalen e Superkupës së Europës kundër Tottenham-it, dhe ta thyejnë atë në dhjetor, kur është planifikuar të zhvillohet edhe Superkupa e Francës përveç Kupës Interkontinentale.

The post PSG sfidon Chelsea-n për Botërorin dhe rekordin unik appeared first on Telesport.