PSG-së nuk po i ecën me ekipet londineze, Tottenham e mbyll në avantazh pjesën e parë (video)

PSG dhe Tottenham po përballen mes tyre në “Friuli” në Udine në finalen e Superkupës së Europës. Pjesa e parë është mbyllur 0-1 për anglezët. Edhe pse PSG vjen si favoriti kryesor në këtë finale, 45 minutat e para kanë qenë më të mira për londinezët, të cilët e mbyllin në avantazh.

Ishte Micky van de Ven që shënoi golin e avantazhit për Tottenham, në minutën e 39-të, pas një aksioni të gjatë të finalizuar me sukses. Qendërmbrojtësi holandez gjendej në kohën dhe në vendin e duhur, duke dërguar topin në portën e mbrojtur nga Lucas Chevalier, pasi tentativa e parë e londinezëve ndal nga traversa. Ky është goli i parë që pëson Lucas Chevailer si portieri i ri i PSG-së.

Pjesa e parë mbyllet kështu në avantazhin e anglezëve. Në pjesën e dytë, PSG do tentojë përmbysjen e madhe ndërsa Tottenham të mbrohet mirë dhe pse jo të shënojë golin e sigurisë.

SHIKOGOLIN

The post PSG-së nuk po i ecën me ekipet londineze, Tottenham e mbyll në avantazh pjesën e parë (video) appeared first on Telesport.