PSG rrezikon shumë ndaj Metz, por në fund fiton dhe rikthehet në vendin e parë… për momentin (video)

PSG ka fituar 2-3 në transfertën ndaj Metz, e vlefshme për javën e 16-të në Ligue 1. Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 31-të, Lee Kang-In kroson, Goncalo Ramos shënon me kokë.

Parizienët gjejnë golin e dytë në minutën e 38-të, me 18-vjeçarin, Quentin Ndjantou, i cili shënon pas asistit të 17-vjeçarit, Ibrahim Mbaye. Vendasit do të ngushtonin shifrat në minutën e 42-të, me golin e bukur të Jessy Deminguet, i cili shënoi me një goditje të fuqishmë në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Në pjesën e dytë, parizienët gjetën golin e tretë në minutën e 63-të, Desire Doue, shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Ibrahim Mbaye, i dyti për këtë takim.

Në minutën e 80-të, Tsitaishvili ngushton sërish shifrat për vendasit, me një goditje të fortë brenda zonës. PSG vuan në minutat e fundit, por fiton 2-3 dhe ngjitet momentalisht në krye me 36 pikë, dy pikë më pak se Lens, vendi i dytë, që përballet nesër me Nice.

SHIKOGOLAT

The post PSG rrezikon shumë ndaj Metz, por në fund fiton dhe rikthehet në vendin e parë… për momentin (video) appeared first on Telesport.