Pas dy barazimeve ndaj Lille dhe Strasbourg, PSG është rikthyer te fitorja në Ligue 1, pasi mundi Brest 0-3 n2 transfertë. Lojtari më i mirë i ndeshjes, Achraf Hakimi, autori i dy golave.
Goli i parë u shënua në minutën e 29-të, asist maestral nga Vitinha, Hakimi dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 37-të, Kvaratskhelia ishte afër shënimit të një goli spektakolar, por goditja e gjeorgjianit u ndal në fund. Më pas, një kombinim fantastik mes Kvaratskhelia dhe Hakimi, marokeni në fund shtyn topin në rrjetë për herë të dytë.
Në minutën e 60-të, Brest pati shansin e artë për të gjetur golin nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga Lee Kang-In, por Romain Del Castillo godet në mënyrën më qesharake të mundshme.
Në fund të shtesës së pjesës së dytë, Desire Doue vulos fitoren 0-3 për PSG-në, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të W. Zaire-Emery. PSG renditet në vendin e parë me 20 pikë në 9 ndeshje.
The post PSG rikthehet te fitorja në Ligue 1. Hakimi është “monstër”, Doue vulos rezultatin (video) appeared first on Telesport.









