PSG po turpëron Real Madridin, kombinim perfekt Hakimi-Ruiz dhe vjen goli i tretë (video)

PSG dhe Real Madrid po përballen në “MetLife Stadium” në New Yersey në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, për të përcaktuar finalistin e dytë, pas Chelsea-s.

Francezët e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme supersfidën duke shënuar 2 herë brenda 8 minutash. Fillimisht, në minutën e 6-të ishte Fabian Ruiz, që dërgoi topin në rrjetë, duke përfituar nga një gafë fatale e Raul Asencio-s.

Dy minuta më pas, ishte radha e Antonio Rudiger për të gabuar, duke humbur topin, të cilin e merr Ousmane Dembele dhe e dërgon në rrjetë. Në minutën e 23-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, i zakonshmi Achraf Hakimi asiston bukur për Fabian Ruiz, spanjolli dërgon topin në rrjetë. Goli i dytë i spanjollit në sfidën e sotme dhe i treti për PSG-në.

Francezët janë të papërmbajtshëm, në anën tjetër madrilenët u shokuan nga dy golat e shpejtë fillimisht dhe ende nuk po e marrin dot veten.

SHIKOGOLI3

SHIKOGOLI2

SHIKOGOLI

The post PSG po turpëron Real Madridin, kombinim perfekt Hakimi-Ruiz dhe vjen goli i tretë (video) appeared first on Telesport.