PSG ofron 100 milion euro për mesfushorin e Serie A

Paris Saint Germain është duke bërë një ofensivë të fuqishme për të nënshkruar me mesfushorin Brazilian të Napolit, Allan.
President ii Napolit është shprehur i hapur për një transferim të mundshëm, por nuk ka ndërmend të lëshojë ‘pe’ dhe kërkon plot 100 milion euro.
PSG e ka të qartë se me De Laurentis nuk ka shaka, dhe nëse thotë 100, nuk e jep as për 99, por vetëm për 100.
Mesfushori brazilian është pro këtij transferimi.