PSG nuk fal në shtëpi, bën detyrën ndaj Metz dhe merr kryesimin pas “dhuratës” nga Monaco (video)

Pas humbjes 3-1 ndaj Rennes fundjavën e kaluar, PSG është rikthyer te fitorja në Ligue 1, pasi mundi 2-0 Metz, në sfidën e luajtur në “Parc des Princes”, e vlefshme për javën e 23-të.

Parizienët shënuan dy herë në pjesën e parë. Fillimisht me Desire Doue që në minutën e tretë dhe në shtesën e pjesës së parë, dyfishoi shifrat Bradley Barcola, pas asistit të Goncalo Ramos.

Në minutën e 77-të ishte radha e Goncalo Ramos për të gjetur golin. PSG fiton 3-0 dhe rimerr kreun me 54 pikë, dy pikë më shumë se ndjekësit më i afërt Lens, i cili u mposht sot më herët në shtëpi 2-3 nga Monaco.

SHIKOGOLAT

The post PSG nuk fal në shtëpi, bën detyrën ndaj Metz dhe merr kryesimin pas “dhuratës” nga Monaco (video) appeared first on Telesport.