PSG nuk do ta ketë të lehtë këtë sezon, Marseille fiton bindshëm dhe merr kreun (video)

Ndryshe nga sezonet e tjera, ku PSG shkëputej që në javët e para të kampionatit dhe siguronte titullin shumë shpejt, këtë vit gara në Ligue 1 për titullin duket se do të jetë një betejë e fortë të paktën mes Olimpique Marseille dhe sigurisht favoritit kryesor, që janë parizienët.

Marseille fitoi sot 3-0 ndaj Brest. Angel Gomes zhbllokoi shifrat në minutën e 25-të, me një gol të bukur nga goditja e dënimit, duke përfituar dhe nga një mos kontroll i mirë i topit nga portieri mik.

Mason Greenwood dyfishoi shifrat në minutën e 31-të, anglezi shënoi nga penalltia, pas një faulli brenda në zonë ndaj Paixao.

Pierre-Emerick Aubameyang vulosi fitoren 3-0 me golin e tij në minutën e 81-të, pas një pasimi të bukur të O’Riley. Pas kësaj fitoreje, Marseille ngjitet në vendin e parë me 25 pikë, ndërsa PSG me 24 pikë, por që luan nesër ndaj Lyon.

SHIKOGOLAT

The post PSG nuk do ta ketë të lehtë këtë sezon, Marseille fiton bindshëm dhe merr kreun (video) appeared first on Telesport.