PSG merr fitoren e tretë rresht dhe kreun e renditjes. Nuno Mendes & Joao Neves, të jashtëzakonshëm (video)

PSG ka marrë fitoren e tretë rresht, pasi mposhti sot 3-0 Le Havre në “Parc des Princes”, ndeshje e vlefshme për javën e 13-të në Ligue. Ishte Lee Kang-In, i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 29-të, pas një asisti fantastik të Nundo Mendes.

Mbrojtësi portugez është fantastik këtë sezon, ku deri tani numëron 4 gola dhe 5 asiste. Goli i dytë erdhi në minutën e 65-të me Joao Neves. Pasi dy tentativat nga Bradley Barcola u ndalën, Joao Neves ishte në vendin dhe në momentin e duhur për të dërguar topin në rrjetë.

Goli i gjashtë për mesfushorin portugez në pesë ndeshje rresht. Bradley Barcola vulosi fitoren 3-0 për parizienët me golin e tij në minutën e 87-të, pas asistit të Kvaratskhelia. Pas kësaj fitoreje, PSG guan vendin e parë me 30 pikë, dy pikë më shumë se dy ndjekësit më të afërt Olimpique Marseille dhe Lens.

SHIKOGOLAT

The post PSG merr fitoren e tretë rresht dhe kreun e renditjes. Nuno Mendes & Joao Neves, të jashtëzakonshëm (video) appeared first on Telesport.