PSG kryen punë me Inter Miamin që në pjesën e parë, francezët shënojnë 4 gola (video)

Po luhet në Atlanta, sfida e radhës për fazën e 1/16-ve për Kupën e Botës për Klube, ku po përballen PSG dhe Inter Miami. Pjesa e parë foli e gjitha për kampionët e Francës, të cilët e mbyllën në avantazh të katërfishtë 4-0.

Messi, Suarez &Co rezistuan vetëm pesë minuta, pasi francezët kaluan shumë shpejt në avantazh. Në minutën e pestë, PSG fiton një goditje dënimi. Vitinha kroson bukur në zonë dhe Joao Neves dërgon topin me kokë në rrjetë. Në minutën e 38-të, ishte sërish Joao Neves që gjeti rrjetën, pasi një aksioni të shkëlqyer dhe asistit të Fabian Ruiz.

Në minutën e 43-të, Desire Doue kroson brenda në zonë dhe Tomas Aviles në dyluftim me Fabian Ruiz, e dërgon topin në portën e tij. Në fund të shtesës së pjesës së parë, kishte kohë edhe për Achraf Hakimi për të shënuar golin e katërt.

SHIKOGOLIN1

SHIKOGOLIN

SHIKOGOLIN3

SHIKOGOLIN4

The post PSG kryen punë me Inter Miamin që në pjesën e parë, francezët shënojnë 4 gola (video) appeared first on Telesport.