Alexis Mac Allister pritet të jetë protagonist kryesor i merkatos së verës së ardhshme. Për mesfushorin argjentinas prej kohësh përflitet për një interesim të madh nga ana e Real Madridit.
Klubi madrilen e sheh si profilin e duhur për të përforcuar mesfushën. Megjithatë, Real Madrid nuk do ta ketë aspak të lehtë transferimin e mundshëm të Mac Allister.
Përveç rezistencës së Liverpool-it, që do të bëjë të pamundurën për të mbajtur në ekip, duke ditur rëndësinë e jashtëzakonshme që ai ka, së fundmi në garë për argjentinasin është futur edhe PSG.
Edhe pse e ka repartin e mesfushës të “blinduar” me shumë yje, Luis Enrique e pëlqen shumë argjentinasin e Liverpool dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të bëjnë të mundur transferimin e tij. Është ende herët për të folur për detajet ekonomike, por kosto minimale e transferimit të Mac Allister llogaritet jo më pak se 100 milionë euro.
The post PSG i prish punë Real Madridit, futet në lojë për objektivin e madh të madrilenëve appeared first on Telesport.










