Një moment i pazakontë ky për Paris Saint-Germain, pasi ekipi i Luis Enrique arriti dje barazimin e tretë të sezonit në ndeshjet e Ligue 1 (1-1 me Lorient). Trajneri spanjoll sqaron këtë rezultat zhgënjyes jashtë fushe: “Mendoj se luajtëm dobët”.
“Patëm një pjesë të parë të tmerrshme, nuk krijuam asnjë shans, kundërshtari u mbrojt shumë mirë dhe ishte e vështirë. U përmirësuam pak në pjesën e dytë, por mendoj se mund të kalojmë edhe 90 minuta të tjera pa shënuar”, shtoi Enrique.
“Na mungoi qartësia, nuk krijuam asnjë shans dhe është e vështirë të fitosh një ndeshje si kjo jashtë fushe. Na mungon qartësia, ndaj është e vështirë. Sigurisht që ka frustrim kur nuk merr atë që kërkon, bëhet më e vështirë edhe ta menaxhosh”, tha Enrique.
Në fund, trajneri i PSG komentoi: “Ne luftuam për të gjetur mënyrën e duhur për të sulmuar. Mendoj se nuk ishim fluid. Kur ndodh kjo, gjërat ndërlikohen. Lojtarët që hynë në fushë u përpoqën të sillnin diçka të ndryshme por…”.
The post PSG humbet shkëlqimin e dikurshëm, reagon Enrique: Na mungon qartësia dhe po bëhet më e vështirë appeared first on Telesport.










