PSG nuk ka ndërmend të ndahet nga Luis Enrique. Më herët këtë vit, klubi parizien ia zgjati kontratën trajnerit spanjoll deri në vitin 2027, por tani klubi duket se ka ndërmend t’i ofrojë atij një zgjatje të përjetshme.
Një marrëveshje afatgjatë do ta forconte më tej statusin e spanjollit brenda ekipit. Që nga ardhja e Luis Enrique, PSG është transformuar në një nga skuadrat më të forta të Evropës dhe jo vetëm.
Ndaj, menaxhmenti i klubit parizien thuhet se po mendon ta shpërblejë shefin e tyre me një zgjatje të jashtëzakonshme të kontratës, pa zbuluar detajet financiare. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja spanjolle AS.
Me këtë veprim, PSG shpreson të zgjidhë në mënyrë të përhershme çështjen e të ardhmes së trajnerit të tyre. Sipas tyre, kjo të krijojë stabilitet afatgjatë dhe do të forcojë kulturën e vërtetë fituese të ekipit.
Ky veprim vjen pas sezonit rekord të Paris Saint-Germain, i cili kulmoi me ekipin që fitoi gjashtë trofe të mëdhenj, duke përfshirë Superkupën UEFA, Ligue 1 dhe Champions League. Enrique e ka ndryshuar fatin e klubit dhe e ka shndërruar atë në një skuadër fituese.
Luis Enrique iu bashkua klubit në vitin 2023. Në sezonin e tij të parë si trajner, ai i çoi ata në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ku humbën ndaj Borussia Dortmund. Në sezonin e tij të dytë, ata bënë hapin e madh dhe arritën trofeun më të pakapshëm që menaxhmenti i PSG donte t’i shtonte kabinetit të tyre të trofeve.
The post PSG gati të bëjë lëvizjen surprizë, i ofron kontratë të përjteshme trajnerit Luis Enrique appeared first on Telesport.













