Në prag të përballjes së parë mes PSG-së dhe Liverpool, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League, mefushori portugez Vitinha, nuk e sheh klubin e tij si favorit për të triumfuar këtë sezon.
“Jeni ju (gazetarët) që thoni se ne jemi favoritë, ashtu siç thatë se Liverpool ishte vitin e kaluar. Kjo nuk do të thotë absolutisht asgjë, të gjithë e njohim mirë futbollin, përfshirë edhe ju. Nuk ka favoritë në këtë kompeticion. Edhe nëse forma e tyre nuk është ideale, Liverpool është një ekip i shkëlqyer me lojtarë të nivelit të lartë”, tha Vitinha.
Portugezi u ndal edhe të përballja mes dy ekipeve gjatë sezonit të kaluar. “Në ndeshjen e parë, patëm më shumë raste, Alisson bëri shumë pritje. Kjo është ajo që duam të bëjmë përsëri, por nuk është e lehtë. E bëmë vitin e kaluar, por humbëm (0-1). Pati pak zhgënjim në fund të ndeshjes së parë. I thamë vetes se duke luajtur kështu, mund të fitonim ndeshjen e kthimit, dhe ia dolëm (1-0, 4-1 në penallti). Tani, është një vit i ri me ndryshime në të dyja ekipet. Do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e vitit të kaluar”, shtoi Vitinha.
The post PSG është favoriti kryesor për të fituar Champions League? Vitinha mendon ndryshe… appeared first on Telesport.









