PSG e tepron, 100 milionë euro për sensacionin 18-vjeçar

Pavarësisht se ka një ekip super të kompletuar, PSG nuk rresht së menduari për talentet e reja. Objektivi i madh i parizienëve është sensacioni i momentit në Bundesligë dhe jo vetëm, Yan Diomande, i cili luan me Leipzig.

Anësori nga Bregu i Fildishtë, vetëm 18 vjeç, ka zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha. Skautët e PSG-së kanë kohë që ndjekin Diomande dhe sipas udhëzimeve të tyre, është një lojtar me të ardhme të madhe.

Shpejtësia, teknika dhe pjekuria e pazakontë për moshën e tij, kanë bërë që PSG të futet seriozisht në lojë për transferimin e Diomande.. Duke ditur interesin e shumë klubeve, Leipzig e vlerëson Yan Diomande jo më pak se 100 milionë euro.

The post PSG e tepron, 100 milionë euro për sensacionin 18-vjeçar appeared first on Telesport.