Fabian Ruiz dhe PSG nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, e cila skadon në qershor të vitit 2027. Pikërisht për këtë arsye, kampioni në fuqi i Europës ka vendosur të nxjerrë në shitje mesfushorin spanjoll, duke nisur nga vera e ardhshme.
Për të mos ta humbur atë si lojtar i lirë, një vit më pas, PSG ka vendosur çmimin 30 milionë euro për të gjitha klubet që interesohen për mesfushorin spanjoll.
Fabian Ruiz ka qenë një nga shtyllat kryesore në sukseset e arritura në vitet e fundit nga PSG. Për spanjollin ka interes të madh në ligat kryesore të Europës, por edhe në Arabinë Saudite.
The post PSG e nënvlerëson Fabian Ruiz dhe e nxjerr në shitje, çmimi do t’u befasojë appeared first on Telesport.










