PSG dëshiron t’i besojë plotësisht Luis Enrique, gati rinovimi deri më 2030

PSG ka gjetur te Luis Enrique njeriun e duhur për t’i kthyer ambiciet në rezultate konkrete. I ardhur më 2023, trajneri asturian vendosi menjëherë gjurmën e tij, pa frikë për të marrë vendime të guximshme. Ai u nda edhe nga emra të mëdhenj dhe vendosi rregulla të rrepta për të krijuar disiplinë e identitet. Rezultatet erdhën shpejt.

Sezonin e kaluar, PSG fitoi më në fund Champions League, një objektiv i ndjekur prej vitesh, me trajnerin protagonist të heshtur, por vendimtar. “Lucho” gëzon autonomi të plotë, i mbështetur nga bashkëpunimi me Luis Campos dhe marrëdhëniet shumë të mira me presidentin Nasser Al-Khelaïfi.

Pozicioni i tij respektohet dhe ai vetë nuk e ka fshehur kënaqësinë për të punuar në Paris. Pavarësisht zërave për Manchester United dhe Liverpool, ai nuk ka ndërmend të lëvizë. Kontrata aktuale skadon më 2027, por sipas “Sport”, PSG është gati t’i ofrojë rinovim deri më 2030, me klauzolë zgjidhjeje në fundsezoni.

The post PSG dëshiron t’i besojë plotësisht Luis Enrique, gati rinovimi deri më 2030 appeared first on Telesport.