Faouzi Ghoulam, ish-mbrojtësi i Napolit, komentoi Champions-in dhe gjendjen e disa klubeve italiane. Ai kritikoi fort PSG-në për largimin e Donnarumma: “Është një gabim i madh dhe i pakuptueshëm. PSG i ka munguar respekti ndaj Gigio.
Si duket kanë dashur të kënaqin Luis Enrique, por nuk mund ta trajtosh kështu një lider, vendimtar për fitoret e klubit. Donnarumma është mes dy-tre portierëve më të fortë në botë, madje mes 10 favoritëve të ‘Topit të Artë’. Një zgjedhje e gabuar, e pashpjegueshme, budallaqe”.
Për Napolin tha: “Prisja diçka më shumë nga merkatoja, nuk e di si do t’i menaxhojnë tri frontet. Gjithsesi ka shumë kampionë, Conte është i jashtëzakonshëm. E fitoi titullin me një skuadër të reduktuar dhe plot dëmtime, tani po përshtat McTominay me De Bruyne duke ruajtur ekuilibrin. Një super punë”.
The post “PSG bëri gafë të pakuptueshme dhe budallaqe ndaj Donnarumma, tregoi mungesë respekti” appeared first on Telesport.