Pse VV është kundër Gent Cakajt?

Lëvizja Vetëvendosje haptazi ka dalë kundër emërimit të Gent Cakajt si ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme.
Kjo, për ata që i njohin rrethanat dhe zhvillimet në LVV nuk është aspak e çuditshme. Dikur Gent Cakaj ka qenë militant i VV-së, por pas një konflikti të hapur me Albin Kurtin është larguar nga ajo, sepse nuk e ka duruar “autoritetin e babes”.
Para dy ditëve Albin Kurti dhe Liburn Aliu kanë qëndruar në Tiranë dhe janë takuar edhe me Presidentin e Shqipërisë, z. Ilir Meta, që lë të kuptohet se i kanë sugjeruar mosdekretimin e Gent Cakajt./Fokusi.info/