Pse u zëvendësua Yildiz? Shpjegohet Spalletti: Futa Openda, i blerë 45 milionë euro…

“Pse u bë zëvendësimi i Yildiz ndaj Napolit? Një javë më parë më pyesnit nëse duhej të pushonte. Futa Openda, të paguar 45–50 milionë euro. Edhe ai duhet të japë më shumë. Ka shënuar dhe mund të na japë shumë, por nëse skuadra ka nevojë për ato shpërthime dhe intuita, edhe ai duhet ta rrisë kontributin”. Kështu u shpreh Luciano Spalletti pas humbjes 2-1 në fushën e Napolit.

Pas fitores 2-1 ndaj Juventusit reagoi edhe presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, në platformën X: “Një mbrëmje e madhe, tifozë të jashtëzakonshëm dhe udhëheqësi në krye të një skuadre madhështore. Forca Napoli gjithmonë!”

 

The post Pse u zëvendësua Yildiz? Shpjegohet Spalletti: Futa Openda, i blerë 45 milionë euro… appeared first on Telesport.