Pse Ronaldo mungoi në funeralin e Diego Jota-s? Zbulohet arsyeja e vendimit drastik të Cristianos

Diego Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, u përcollën sot për në banesën e fundit. Funerali u mbajt sot në qytetin e vogël Gondomar pranë Portos. Përveçse familjes, njerëzve të afërm, në funeral morën pjesë edhe futbollistët e Portugalisë, Liverpool-it, si dhe shumë ish-bashkëlojtarë të Diego Jota-s dhe vëllait të tij, Andre Silva-s.

Në funeral ra në sy mungesa e Cristiano Ronaldo-s, i cili ishte ndër të parët që reagoi në rrjetet sociale në ditën kur ndodhi ngjarja përmes një mesazhi të trishtë, por sot nuk qe i pranishëm, duke habitur jo pak.

Por, The Mirror, zbulon arsyen e vërtetë të vendimit drastik të Cristiano Ronaldo-s për të mos marrë pjesë në funeralin e Diego Jota-s dhe Andre Silva-s. Cristiano Ronaldo vendosi të mos vijë në funeral, nga frika se ardhja e tij do shkaktonte një rrëmujë të vërtetë, duke qenë se ceremonia mortore u mbajt në një qytetezë të vogël si Gondomar. Duke qenë se sa herë që shfaqet në publik, prania e Cristiano Ronaldo-s shkaktos kaos, ylli portugez ka vendosur që të mos marrë pjesë.

Sipas raportimit në fjalë, Ronaldo ka folur në telefon me familjen e Diego Jota-s dhe i ka treguar për vendimin e tij. Gjithashtu, Ronaldo i ka shprehur mbështetjen e tij të pakursyer familjes së Diego Jota-s jo vetëm tani, por kurdo qe ata të kenë nevojë.

The post Pse Ronaldo mungoi në funeralin e Diego Jota-s? Zbulohet arsyeja e vendimit drastik të Cristianos appeared first on Telesport.